Kryebashkiaku Erion Veliaj ka denoncuar një tentativë transferimi të detyruar nga IEVP Durrës në burgun e Fierit, duke e quajtur atë rrëmbim policor dhe duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka denoncuar sot një përpjekje për transferim të detyruar nga IEVP Durrës në burgun e Fierit, duke e cilësuar atë si një „rrëmbim policor“.
Përmes një deklarate për shtyp, Veliaj njofton se autoritetet e burgjeve kanë refuzuar t'i vënë në dispozicion aktet dhe arsyet ligjore të këtij vendimi, ndërsa i ka bërë thirrje urgjente Ministrisë së Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë për atë që e cilëson si një „transferim politik“.
DEKLARATË PËR SHTYP E KRYEBASHKIAKUT ERION VELIAJ
Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për ta transferuar në burgun e Fierit.
Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga ai ashtu edhe nga avokati i tij, për t'u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, u është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.
Një transferim i detyruar, pa u bërë i njohur akti dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, përbën sipas tij një „rrëmbim policor“ dhe cenon rëndë të drejtat e tij.
Ai nuk ka dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe ka kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa i mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të tij ligjore.
Veliaj kërkon publikisht nga Ministri i Drejtësisë, Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.
IEVP Durrës, 28 tetor 2026