Kalo te përmbajtja kryesore

„Hiq dorë nga Bashkia“, Veliaj përgjigjet Gogut

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u përgjigj ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, lidhur me takimin e tyre në burgun e Fierit, duke theksuar se nuk lejon askënd t'i nëpërkëmbë dinjitetin e tij.

Nga Redaksia

· 1 min lexim

Shpërndaje
„Hiq dorë nga Bashkia“, Veliaj përgjigjet Gogut

Pikat kryesore

  • Veliaj u përgjigj ministrit të Drejtësisë Toni Gogu lidhur me takimin në burgun e Fierit.
  • Veliaj refuzoi akuzat se ka organizuar ose financuar protestat dhe theksoi se nuk lejon nëpërkëmbjen e dinjitetit të tij.
  • Veliaj sfidoi Kryeministrin të nxjerrë prova për aludimet e protestave.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u përgjigj ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në lidhje me takimin mes tyre në burgun e Fierit.

Në reagimin e tij, Veliaj thekson se ai nuk gjuan me gurë shtëpinë e vet, Partinë Socialiste, por as nuk lejon askënd që t'i nëpërkëmbë dinjitetin.

Veliaj shkruan se ndaj tij është ushtruar presion që të pranojë se nxit protestat, si dhe të delegojë pushtetin e tij.

„Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.“

„Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.“

„Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.“

„Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.“

Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.

„TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.“

Burimi: Lajmi i Fundit

Shpërndaje

Lajme të ngjashme