Kalo te përmbajtja kryesore

„Ose nxirr një provë për përfshirjen time në protesta, ose ik“ / Veliaj letër Ramës nga burgu

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mohon pretendimet se ka organizuar apo financuar protestat dhe i bën thirrje kryeministrit të publikojë prova për akuzat ndaj tij.

Nga Redaksia

· 3 min lexim

Shpërndaje
„Ose nxirr një provë për përfshirjen time në protesta, ose ik“ / Veliaj letër Ramës nga burgu

Pikat kryesore

  • Veliaj mohon pretendimet se ka organizuar ose financuar protestat „Flamingot“ dhe ato të studentëve.
  • Ai pretendon se ministri Toni Gogu i ka përcjellë kërkesa të kryeministrit Rama për të pranuar përfshirjen në protesta ose të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës.
  • Veliaj i sfidohet kryeministrit të publikojë një provë të vetme për akuzat ndaj tij.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të lindur rreth takimit të tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në burgun e Fierit, si dhe pretendimeve për një mesazh të përcjellë në emër të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një deklarate, Veliaj mohon pretendimet se ka organizuar ose financuar protestat, ndërsa thekson se nuk pranon të cenohet dinjiteti i tij, pavarësisht kufizimeve të lirisë që po përjeton.

Ai ka publikuar edhe një letër, për të cilën thotë se është shkruar me dorën e tij dhe që, sipas tij, përmban të vërtetën e takimit me ministrin Toni Gogu, të premten në orën 22:30.

Në këtë letër, Veliaj pretendon se Gogu i ka përcjellë disa kërkesa të kryeministrit Rama, të lidhura me protestat, mandatin e kryebashkiakut dhe marrëdhënien e tij me ish-deputetin Plarent Ndreca.

Sipas shënimeve të publikuara nga Veliaj, Rama i ka kërkuar të pranojë përfshirjen në protestat e njohura si „Flamingot“ dhe ato të studentëve, duke e paralajmëruar se në të kundërt mund t'i shtohen akuzat për „prishje të rendit kushtetues“. Gjithashtu, sipas tij, i është kërkuar të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t'ia delegojë drejtimin Arbër Hajdarit, si dhe të mos këshillohet më me Plarent Ndrecën.

Veliaj i ka bërë thirrje kryeministrit të publikojë qoftë edhe një provë të vetme për pretendimet se ai ka organizuar ose financuar protestat.

"Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.

Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.

Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.

Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.

Letra e publikuar nga Erion Veliaj:

Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.

TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.

R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:– Prano përfshirjen me Flamingot – Studentët ose do të shtohen akuzat për „prishje të rendit kushtetues“ nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.– Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).– Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.

Burimi: Lajmi i Fundit

Video

Shpërndaje

Lajme të ngjashme