Kalo te përmbajtja kryesore

„Nuk jam i obligum me u marrë me ty“, çfarë i tha zyrtari policor Faruk Muçollit Arlinda Zekajt para vrasjes

Incizime të publikuara në media zbulojnë bisedën midis Arlinda Zekajt dhe zyrtarit policor Faruk Muçollit nga Stacioni i Policisë në Pejë, disa ditë para vrasjes së saj.

Nga Redaksia

· 2 min lexim

Shpërndaje
„Nuk jam i obligum me u marrë me ty“, çfarë i tha zyrtari policor Faruk Muçollit Arlinda Zekajt para vrasjes

Pikat kryesore

  • Incizime të publikuara zbulojnë komunikimin midis Arlinda Zekajt dhe zyrtarit policor Faruk Muçollit nga Stacioni i Policisë në Pejë.
  • Arlinda Zekaj kërkonte zbatimin e vendimit për urdhërmbrojtje ndaj ish-bashkëshortit të saj dhe shprehte shqetësim për djalin e saj.
  • Në incizim, polici Muçolli i thoshte Zekajt se nuk ishte i obliguar të merrej me të.

Incizime të publikuara kohëtani në media kanë zbuluar identitetin e një zyrtari policor nga Peja i cili kishte komunikim të drejtpërdrejtë me të ndjerën Arlinda Zekaj, disa ditë para vrasjes së saj.

Sipas incizimit, zyrtari nga policia është Faruk Muçolli, i cili shërben në Stacionin e Policisë në Pejë.

Sipas transkriptit të publikuar në emisionin MAT, Arlinda Zekaj ishte drejtuar në polici për të kërkuar zbatimin e vendimit për urdhërmbrojtje ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Gjatë bisedës me zyrtarin policor Faruk Muçolli, ajo shprehte shqetësimin për gjendjen e djalit të saj dhe kërkonte zbatimin e aktvendimit. Në përgjigjet e tij, sipas transkriptit, polici i thoshte se nuk ishte i obliguar të merrej me të.

„A duhet të më vrasë mua Jetoni?“, ishte deklarata e Arlinda Zekajt, e cila, sipas raportimeve të publikuara, kishte ngritur shqetësimet e saj përpara se të vritej.

Arlinda Zekaj: „Unë jam e interesuar, kur e pash djalin që është shkatërruar shëndeti mendor i djalit tim, s'keni vepru kurrgjë.“

Faruk Muçolli: „Sa herë shkove në Inspektorat ti për këtë situatë?“

Arlinda Zekaj: „Edhe miliona herë. Edhe flej aty.“

Faruk Muçolli: „A ke paraqitë kërkesë ndaj neve? A ke paraqitë?“

Arlinda Zekaj: „Nuk di unë, jo s'di unë.“

Faruk Muçolli: „Nuk din? Sa herë më thirr inspektorati unë i them le të paraqet ankesë me shkrim. Të kam thënë edhe atë ditë unë s'jam i obligum me u marrë me ty se kam obligime, sa herë po vjen pe lyp Farukin, potë del Faruki. Nuk jam i obligum, bindu se nuk jam.“

Arlinda Zekaj: „Faruk unë jam lodhë, duhet me zbatu aktvendimin, kaq shumë e thjeshtë është.“

Faruk Muçolli: „Edhe na jemi lodh. Bindu qe edhe na jemi lodh. Unë konsideroj që na jem në rregull.“

Burimi: Lajmi i Fundit

Shpërndaje

Lajme të ngjashme