Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka nënshkruar urdhrin zyrtar për transferimin e Ergys Agasit nga institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale në Bradashesh.

Agasi ishte në këtë paraburgim që nga momenti i arrestimit të tij. Deri më tani nuk janë publikuar detajet zyrtare në lidhje me arsyet e këtij vendimi apo institucioni ku do të qëndrojë në paraburgim, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të ofrojnë sqarime të mëtejshme rreth kësaj lëvizjeje.

Autoritetet e burgjeve kanë kryer procedurat standarde për transferimin e tij, nën masa të rrepta sigurie, për të vazhduar me fazat e tjera të procesit gjyqësor ndaj tij.