Të premten vendi pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me kthjellime dhe vranësira, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në shumicën e territorit.
Të premten territori ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime të ndërprerë dhe alternime vranësirash, të cilat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Në intervale të shkurtra në jug dhe lindje paraqiten shtrëngata të izoluara.
Temperaturat maksimale pritet të arrijin deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ato minimale në 6 gradë Celsius.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor verilindje–lindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 13 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1–3 ballë.