Është i përqendrueshëm në të gjithë strategjinë e tij, me qasje manipuluese dhe propagandistike, por i pasuksesshëm.
Ky person është ai që shfaqi bashkëshortin dhe djalin e tij në dyert e burgut të Fierit, të cilët nuk u panë kurrë kur vizitohej burgu i Durrësit ku qëndroi për gati 18 muaj.
Ajola Xoxa në burgun e Fierit me djalin. Ky person shfaqi nënën e tij me automjet luksoz dhe shofer që e çonte në burgun e Fierit, por nuk e shfaqi kur shkonte në burgun e Durrësit. Ky person harron të thotë se nëna e Ardit Gjoklajt nuk do të ketë mundësinë ta shohë diku djalin e saj, por vetëm mund të shkojë t'i çojë një buqetë me lule dhe ta qajë në varr, adoleshentin 17-vjeçar që humbi jetën në landfillin e Sharrës.






