Kalo te përmbajtja kryesore

E funditPolicia nis shpërndarjen e protestuesve te Kryeministria, pasi të rinj hedhin molotovë

Protesta te bulevardi Dëshmorët e Kombit

Nga Redaksia

· 1 min lexim

Shpërndaje
Policia nis shpërndarjen e protestuesve te Kryeministria, pasi të rinj hedhin molotovë

Pikat kryesore

  • Policia ka nisur operacionin e shpërndarjes së protestuesve te bulevardi „Dëshmorët e Kombit
  • pas hedhjes së molotovëve.
  • Grupe të rinjsh sulmuan me molotovë në drejtim të Kryeministrisë,

Mbrëmja ka zbritur mbi bulevardin „Dëshmorët e Kombit

Aktualisht, situata raportohet plotësisht paqësore. Ndryshe nga tensionet e regjistruara më parë pranë Ministrisë së Arsimit, në bulevard nuk ka asnjë përplasje fizike mes qytetarëve dhe uniformave blu. Nuk raportohet për hedhje të mjeteve piroteknike, molotovëve apo gurëve drejt godinës së Kryeministrisë apo efektivëve.

Një detaj i pazakontë që bie në sy është mungesa e kordonit tradicional të policisë në hyrjen kryesore të bulevardit. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe efektivët e tjerë janë tërhequr, duke u vendosur pranë një hoteli aty pranë, duke e lënë zonën e grumbullimit pa një perimetër të ngushtë sigurie.

Ndërkohë, protestuesit po e kalojnë kohën duke biseduar me njëri-tjetrin, teksa herë pas here shpërthejnë në thirrje në kor kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Atmosfera ka marrë edhe ngjyrime ironike.

Grupe të rinjsh u janë afruar forcave të FNSH-së duke bërë gjeste qesharake dhe veprime tallëse ndaj tyre. Por pas këtyre pamjeve, të rinjët vendosën që të ndryshonin sjellje, duke sulmuar me molotovë në drejtim të Kryeministrisë.

Dhe tashmë duket se durimi është sosur, ku policia ka nisur operacionin e shpërndarjes së protestuesve.

VIDEO- LIVE NGA PROTESTA NË TIRANË

Burimi: Ora News

Video

Shpërndaje

Lajme të ngjashme