„Tifozat Kuq e Zi“ (TKZ) kanë dhënë një deklaratë zyrtare në faqen e tyre në Facebook menjëherë pasi Erjon Vishkulli u plagos rëndë.

Deklarata e grupit është e mbushur me solidaritet, krenari dhe dhimbje për anëtarin e kryesisë, ndërsa nënvizojnë sakrificën e tij për vendin.

„Erjon Vishkulli, si dhe shumë djem të tjerë që nuk u mungon asgjë në jetën familjare, i dalin në ballë Atdheut për një Shqipëri më të mirë. Shërim sa më të shpejtë. Lutemi për ty vlla“.