Screenshot
Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të paktën 13 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet dhe poliklinikat e Tiranës pas protestës që u zhvillua sot.
Në Spitalin Universitar të Traumës kanë ardhur 9 të lënduar, ndër të cilët 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias. Një protestues ka pësuar dëmtime në sy dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve. Sipas ministrisë, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga të lënduarit në këtë spital, 5 kanë përfunduar trajtimin dhe janë larguar, ndërsa 4 protestues vazhdojnë me ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor.
Në Qendrën Spitalore Universitare „Nënë Tereza“ kanë ardhur një protestues dhe një efektiv policie. Të dy kanë marrë ndihmën e nevojshme dhe kanë lënë spitalin.
Në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë kanë marrë trajtim 2 efektivë policie, të cilët kanë pësuar dëmtime në sy. Edhe ata janë larguar pas marrjes së ndihmës mjekësore.
Njoftimi i MSHMS:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bazuar në informacionet paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat, njofton se gjatë protestës sot:
Në Spitalin Universitar të Traumës kanë ardhur 9 të lënduar:






