Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është arrestuar për dyshime të dhunës në familje.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është arrestuar nga organet e rendit nën dyshimet për veprën penale të dhunës në familje.
Sipas burimeve të „Betimi për Drejtësi“, rasti bëhet edhe më alarmant për shkak të natyrës së kërcënimeve. Gjatë incidentit, Berisha dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten e tij, duke i thënë se „do t'i ndodhë e njëjta sikurse Arlinda Zekajt“.
Ky kërcënim lidhet drejtpërdrejt me vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor 2026 nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj.
Tragjedia ndodhi pasi Zekaj kishte denoncuar në polici ish-bashkëshortin e saj, Jeton Sylaj, për dhunë në familje, një ngjarje që kishte ngritur shqetësime të mëdha në opinionin publik rreth sigurisë së viktimave të dhunës.
Institucionet kompetente pritet të dalin me një njoftim zyrtar lidhur me masat e sigurisë ndaj Gëzim Berishës dhe hetimet e mëtejshme për këtë rast.